Gjilani sot e mposhti Llapin me rezultat 2-1 [Gerhard Progni 65p’, Armend Halili – Francisco Riveria 18’]
Llapi kaloi në epërsi me Francisco Riverian në minutën e 18’, ku dhe ishte rezultati i pjesës së parë.
Skuadra nga Podujeva, në minutën e 64’, mbeti pa një lojtar, pasi që Kushtrim Shabani shkaktoi penallti dhe u ndëshkua me karton të kuq.
Nga pika e bardhë në minutën e 65’ nuk gaboi Gerhard Progni dhe e barazoi rezultatin.
Edhe Dubova i Gjilanit u ndëshkua me karton të kuq pasi që ndërhyri ashpër në portierin mysafir.
E goli i fitores erdhi nga Armend Halili në minutën e 88’ të ndeshjes, që shënoi me kokë.
Gjilani me 12 pikë ngritet në pozitën e tretë në Superligë, kurse Llapi me 3 pikë dhe pa fitore gjendet në fund të tabelës.
Në xhiron tjetër Gjilani përballet me Malishevën, kurse Llapi me Dukagjinin.