Muzikë

Riola Hysa, fituese e çmimit të parë në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës Folklorike « Fest Folk »

Këngëtarja e re Riola Hysa është fituese e çmimit të parë në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës Folklorike « Fest Folk », që është mbajtur në Gjilan.

Ishte ky një festival në të cilën u kënduan këngë folklorike nga të gjitha trojet shqiptare, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut e Luginë e Preshevës, kurse pos çmimit të parë, janë ndarë edhe çmimi për solistin më të ri, të cilin e mori Reis Shala, derisa çmimin solisti më i vjetër e mori Selajdin Miftari.

Programin e ka udhëhequr moderatorja Lumturie Shabani, e cila edhe vetë në fund e këndoi një këngë folklorike, drejtor i Festivalit ishte Fazli Berisha, udhëheqës artistik Afrim Leka, kurse menaxhere e projektit ishte Arzije Jusufi nga « Cello duo », e cila edhe foli për rikthimin e një festivali folklorik në Gjilan, zhanër ky që në fillim të « Flakës së Janarit » kishte qenë shtyllë kryesore e këtij Manifestimi. Festivalin e shpalli të hapur Kushtrim Zeqiri, drejtor për Kulturë, Rini e Sport, i cili e ka përgëzuar menaxheren e projektit, kurse për kontribute ndër vite në këngën folklorike me mirënjohje janë nderuar dy veteranët e kësaj muzike Xhemajl Berisha dhe Fehmi Leka. Xhemajl Berisha është autor i një libri që ka muzike të bëjë me historikun e muzikës folklorike në Gjilan e të cilin ua dhuroi organizatorëve të festivalit. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like