Muzikë

Haziri: Lamtumirë, miku im i shtrenjtë Ismet Bogujevci!

Haziri: Lamtumirë, miku im i shtrenjtë Ismet Bogujevci!

 

Gjilan, 13 maj 2021 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Bogujevci, me rastin e ndarjes nga jeta të këngëtarit të mirënjohur kosovar, Ismet Bogujevci.

“E nderuar familje Bogujevci,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të ikonës së muzikës popullore shqiptare, Ismet Bogujevci.

Ai më nuk do të jetë në mesin tonë fizikisht, por veprat e tij artistike do të jetojnë për sa të jetë jeta, duke qenë modeli më i mirë i kultivimit të muzikës së mirëfilltë shqipe për gjeneratat e reja.

Jam krenar që e pata një mik të madh si Bali Ismet.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Bogujevci, shokëve, miqve, kolegëve e komunitetit artistik.

Lamtumirë, miku im i shtrenjtë!”, thuhet në telegram.

You Might Also Like