OPINION

ROLI I UDHËHEQËSIT ALI AHMETI NË ÇLIRIMIN E KOSOVËS

Në vargun e gjatë të brezave të tërë të popullit, të Atdheut dhe të Kombit shqiptar, Udhëheqësi Ali Ahmeti është kryeflamurtari ndër të parët e mëdhenj, që mbajtën dhe mbajnë lartë flamurin e Atdheut, që është i qullur me gjak lirie, që është i mbushur me përpjekje e heroizma titanike, qëmbulohet me dëshmi të mëdha e të shumta të kontributit enorm në shërbim të luftës për liri e demokraci, çlirim e pavarësi të Kosovës nga Serbia pushtuese!

Roli i Ali Ahmetit në organizimin e demonstratave të vitit 1981 në Prishtinë, është rol i madh dhe historik!

Prej vitit 1981, pra prej atëherë kur shpërtheu vullkani i atij viti të pashembullt historik për shqiptraët, që nga ajo kohë, roli i Abaz Gjukës, ishte jo vetëm rol vendimtar, por kontributi i Tij për Kosovën e çështjen shqiptare ka qenë vazhdimisht e gjithmonë në rritje, i gjithanshëm e katërciperisht progresiv, integrues!

Roli i Ali Ahmetit, është ai i njërit prej drejtuesve të mëdhenj të LPK-së!
Roli i Ali Ahmetit në themelimin dhe emertimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 17 Nëntor 1994 në Arau në Zvicër, është rol krucial, është rol absolut!

Roli i Ali Ahmetit në Komunikatën e parë të UÇK-së, me nr. 11, është rol i padiskutueshëm, rol esencial, rol themelor, sepse është shkruar në banesen e Tij, në Llucern në Zvicër!

Populli shqiptar dhe historia e tij e luftërave për liri dhe pavarësi, në katalogun e tij, ka shumë pak udhëheqës si Ali Ahmetin, të cilët hynë në rreshtin e parë dhe mbetën në ballin e listës, nga lartësia e së cilës jo vetëm nuk bien kurrë, por përfundojnë modele të mëdha, e mbeten kopje besnike, në të cilat frymëzohen qindra dhe mijëra gjenerata të reja të shqiptar të rinjë!

Në çdo 12 Qershor, që na e kujton vitin 1999, atëherë kur nderohet dita e madhe e çlirimit të Kosovës nga Serbia pushtuese, çlirim i cili u la me gjak nga luftëtarët dhe ushtarët e UÇK-së, nga Heronjtë dhe Dëshmorët e Kombit, çlirim që u arrit nga ndihma e madhe e aleatëve tanë në ballë me SHBA-në, roli i Udhëheqësit të popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti, mbetet i madh dhe zën vend të rëndësishëm në themelet e çlirimit të Kosovës!

Ali Ahmeti,
Urime 12 Qershori i vitit 1999, dita e çlirimit të Kosovës nga Serbia pushtuese!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 12 Qershor 2025!

You Might Also Like