Nijazi Ramadani
Rruga për të shkuar në këto fshatra është më shumë se 20 km, prej tyre 5 km Llovcë-Kokaj të Gjilanit janë amortizuar, ndërsa në mot me shi bëhet pothuajse e pakalueshme. Banorët e këtyre zonave shprehen se, e kanë tepër e vështirë për të kaluar në këto rrugë, por janë të detyruar pasi nuk kanë mundësi tjetër. Ata deklarojnë se, gjatë muajve të pranverës, verës, vjeshtës sidomos dimrit, kur edhe prurjet e prrockave janë të pakta, kalojnë në këmbë ose me mjete, ndërsa në muajt e dimrit kur prurjet janë më të mëdha izolohen totalisht nga pjesa tjetër e zonës. Ndërsa drejtuesit e mjeteve zgjedhin të kalojnë nëpër lumë, shpesh banorët zgjedhin të rrezikojnë duke ecur në këtë urë me trarët pothuajse të kalbur, ndërkohë që mungesa e një rruge që lidh fshatrat tjera të Karadakut, të qëndrueshme ka penguar edhe bizneset të transportojnë prodhimet e tyre në qytet. “Kemi disa vite që e vuajmë problemin e rrugës, e cila u ndërtua para disa viteve e shtruar me rërë, por pas disa vite më parë është pothuajse e degraduar. Të gjitha pjesët janë të rrezikohemi të biem në hendeqet e hapura te prroi i ftojave, ku Shpesh kalojmë në këmbë, por gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit prurjet e ujirave janë të mëdha dhe rruga bëhet i pakalueshëm e tepër i rrezikshëm. Mungesa e rrugës po na çon drejt izolimit si fshat”,-shprehet Nehat Haziri, banor i fshatit Kokaj. “Problem e kemi gjatë stinës së reshjeve, shpesh ngelemi të izoluar me muaj të tërë, ndërsa kemi pasur edhe të sëmurë që i kemi transportuar me vështirësi në spitalin e Gjilanit”, tregon ai. Drejtoria e Shërbimeve publike të Komunës së Gjilanit, ka vite që shprehet se, ka një projekt për sistemimin e rrugës që lidh fshatrat e Lovcë- Kokaj me qendrën e qytetit dhe rrugën e Bashkësisë lokale në Pogragjë, por sipas tyre, projekti pritet të financohet. Deri në vënien në jetë të këtij projekti banorët e fshatrave të Karadakut, rrezikojnë të mbeten të izoluar, nëse nuk do të zgjidhet përfundimisht problemi i infrastrukturës si dhe sistemimi i urës te përroi i Lekenit që lidh këto fshatra mes tyre, zbrazja e tyre do të jetë e detyrueshme drejt qytetit të Gjilanit. Edhe ata që kanë investuar në fermat e plantacionet e pemëve të tyre po ikin kah qyteti, përkundër premtimeve të zyrtarëve të Gjilanit.!!!