OPINION

Sa po bëjmë për dëshmorët e kombit

Para do kohe, në një Akademi përkutimore kushtuar figurës së  madhe të kombit, Ramiz Cërnicës, një familjar i tyre pati pyetur: pse nuk po respektohen këto figura tona, të cilat kanë bërë shumë për popullin tonë. Bile, ai tha edhe këtë se, do të reagojmë e s’do ta ndalemi.

Pra, ishte fjala për Ramiz Cërnicën, një tribun i madh i popullit, i cili, edhe nën okupimin klasik serb, ai dha kushtrimin për bashkimin e trojeve tona shqiptare. Pra, ky burrë i madh dhe i papërsëritshëm i kombit, e bëri maksimumin e mundshëm në logun e  burrave, dhe tha shumë shkurt dhe qartë duke artikuluar dëshirën e shekullore të shqiptarëve: “JO me Sërbinë, PO me Shqipërinë!

ramiz

Pas këtij diskutimi prej titaniku, të tribunit legjendar Ramiz Cërnica, që ishte ngritur si anteu në mbrojtje të së drejtës themelore të popullit shqiptar, Kuvendi i Prizrenit (1945), i ndërpren punimet nga Ali Shukrija, një renegat shqiptar. Pse jo? Tronditet  Beogradi, alarmohet Titoja, Rankoviqi dhe antishqiptarët tjerë. Pas këtij fjalimi, ai burgoset dhe dënohet fillimisht me vdekje, e pastaj me 20 vjet burg të rëndë, siç ishte dënuar edhe i biri i tij Raif Halimi.

Por, Ramiz Cërnica dënohet edhe në vitin 1961. Siç mësojmë, edhe në burg, Ramiz Cërnica ishte shembull i qëndresës, burrërisë, pjekurisë, urtësisë dhe solidaritetit. Ai edhe në burg ishte njeri që bashkonte atdhetarët e burgosur, dhe në sytë e tyre edhe në burg ishte tribuni i pamposhtur i masës popullore. Dhe, jo vetëm kaq. Pushtuesi serb, edhe në ditët e  ngjarjeve të luftës së fundit në Kosovë, më 1999, në shenjë hakmarrje, organizoi aksionin makabre të krimit mbi familjen e tij, ku më 19 prill të  vitit 1999, e vranë (e dogjën) Fehmiun, birin e Ramizit bashkë me të shoqen Hyrishahen, që ishte bija e Feriz Llashticës, dhe pas vrasjes ia dogjën edhe shtëpinë bashkë me kufomat e tyre në Katundin e Vjetër të Ferizajit.

Kaluan kohë. Erdhën kohë tjera, Para 65 vjete, Hasan Alia, koçaku i fundit i Ballit kombëtar, u vra nga UDB-ja e asaj kohe. Por, si u vra akoma kjo “gjendje” mbetet në dyshime dhe enigmatike. Edhe në librat e shkruara, si atë të Kapllan Resulit “Tradhtia”, por edhe të Ramadan Asllanit, që u botua para disa vjete, nuk e thonë të vërtetën e vrasjes së trimit mbi trima të Karadakut jetik të Idriz Seferit. Pra, kjo “gjendje” mbetet amulli e kohës.

hasan

Por, ajo që po na mundon më së shumti është fakti se ku gjenden eshtrat e tyre të këtij grupi!? Pra, pas 65-vjetorit të  vrasjes, akoma familjarët e tij pyesin dhe nuk bëjnë gjumë të qetë duke folur e duke menduar se ku gjenden kufomat e këtij grupi të Hasan Alisë. Në Gjilan, sot ka njerëz që rrëfejnë se ku gjenden eshtrat e këtij grupi të Hasan Alisë, koçakut të fundit të Ballit Kombëtar. Ata sot flasin e nuk mbajnë mësheftësi. Dhe, për herë të parë, në Gjilan, më 10 tetor të vitit 2008, kur është shënuar 50-vjetori i vrajses së Hasan Alisë, sikur familjarët ndjehen më të qetë, se diku u gjenden familjarët e tyre të pajetë. Tash e 65 vjet më parë mbetet akoma enigmë kohe.

Pikërisht në datën e flijimit të Hasan Alisë, koçakut të fundit të Ballit Kombëtar, më 10 tetor të vitit 1951, familjarët vunë lule mbi varrin kolektiv të tyre në oborrin e ish-kazermës ushtarke të APJ-së në Gjilan, duke identifikuar varrin e tyre pas pesëdhjetë e shtatë vjetësh më parë. Ishte kjo një fshehtësi e së vërtetës në tokë, në zemër, në tradhti, në vrasje, në mendje… Gjashtëdhjetë e pesë përvjetorë pa përkujtime individuale e publike. Gjashtëdhjetë e pesë datëlindje të lirisë së Kosovës më dryshe. Gjashtëdhjetë e pesë lule të thara pa u vendosur asnjëherë mbi varrin e pesë flijimtarëve: Hasan Alia, Agush Mehmeti, Mustafë Kokaj, Qibrije B. Mehmeti dhe Rabije A. Kokaj, të cilët, si një, synuan lirinë e Kosovës dhe bashkimin me Shqipërinë Mëmë.

Dhe, akoma këta dëshmorë e heronj të mëdhenj të atdheut nuk janë zhvarrosur!!! Kjo është dhimbja që më shumti dhemb dhe është për dhimbje. Pra, nuk janë zhvarrosur eshtrat e Hasan Alisë me grupin e tij, por nuk janë zhvarrosur as eshrat e Nazif Rrahmanit, dëshmorit të kombit, dhëndër i Mulla Idrizit, i cili u vra nga dora e çetnikëve serbë në afërsi të Gjilanit apo në afërsi ë fshatit Ponesh. Edhe sot e kësaj dite, varri i Nazif Rrahmanit mbetet enigmë dhe një pikëpyetje e madhe.

nazif

Thonë të gjallët se është varrosur në një arë të serbit, por a qëndrojnë më eshtrat e Nazifit aty, kjo nuk dihet! Ndonëse djemjtë e tij Ramizi, tash i ndjerë dhe Ferizi, tash i ndjerë, i cili qe punëtor në botën e jashtme, Holandë, disa herë me vëllaun sa ishin gjallë, kanë bërë përpjekje të shumta që eshtrat e babait të tyre të zhvarrosen dhe të gropohen në varrezat e deshmorëve në Kodrën e dëshmorëve këtu në Gjilan. Por, kjo gjë nuk është bërë as sot e kësaj dite. Pse jo?

Feriz Rrahmani, sa qe gjallë, ka trokitur gjer në organet qendrore e te shumë personalitete të vendit, por fjala e tij ka hasur në vesh të shurdhër. Ferizi ka reaguar edhe me një kërkesë ku ka dashur që emrin e babait të tij ta mbanë një rrugë apo një vend për të mos u harruar dot. Pra, këta emra të shquar të kombit nuk janë “lëvizur” fare nga varret, si është fjala e Hasan Alisë- Remnikut e as të Nazif Rrahmanit, të cilëve do të duhej një përkujdesje dhe një nderim më i madh nga të gjithë ne që sot lirinë po e gëzojmë. S’di kush do të duhej të vijë e t’i zhvarros eshtrat e tyre, të cilëve u kanë mbetur gjysmë shekulli në dheun e tyre pa nderim për të cilin luftuan dhe dhanë më të shtrejntën, jetën?! /Tefik Selimi/

You Might Also Like