Mesfushori ofanziv Salifu Ibrahim, lojtar i FC Dritës është ftuar zyrtarisht në Kombëtaren A të Beninit nga kryetrajneri i Beninit, gjermani Gernot Rohr.
Njoftimi është bërë nga klubi i tij, FC Drita, por edhe nga Federata e Futbollit të Beninit, duke shënuar një etapë të re në karrierën e talentit 25-vjeçar.
I lindur në Abofour, Salifu Ibrahim mban nënshtetësi të dyfishtë asaj të Ganës dhe Beninit. Ai më parë kishte veshur ngjyrat e Ganës në ekipet e të rinjve U20 dhe U23, para se të zgjidhte së fundmi Beninin.
Fillimisht kishte luajtur në ekipin Hearts of Oak dhe u përzgjodh lojtari më i mirë në vitin 2020-2021, më pas iu bashkua FC Dritës në Kosovë, ku edhe po zhvillohet aktualisht.
Salifu Ibrahim është një mesfushor me aftësi sulmuese dhe tashti pritet që të jap edhe më tepër nga vetja në fanellën e Beninit.






