Futboll

FC Drita organizoi pritje për gazetarët

Klubi FC DRITA ka organizuar ceremoni solemne në shenjë falënderimi për të gjitha mediat, të cilat vazhdojnë të jenë në shërbim të informimit e promovimit të futbollit kosovar.

Në këtë takim morën pjesë dhjetra mediume radio, televizive e online, për çka drejtuesit e klubit tonë i falënderuan për angazhimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke i dëshiruar suksese e punë të mbarë në edicionin e ri.

Mediat vlerësohen në botë si pushteti i katërt dhe instrument i rëndësishëm për zhvillimin e një vendi, ndërkaq si të tilla do të jenë gjithmonë zëri dhe aleatët më të mëdhenj të sportit kosovar.

You Might Also Like