Futboll

Sallah Sherifi, trajneri që bëri historinë

Kur askush nuk kishte besuar, ai ishte i vetmi që besonte se Vllaznia mund t’a arrinte Superligën. Sallah Sherifi, kryetrajner i Vllaznisë kishte vizionin se si mund të arrihet Superrliga, ai kishte bërë kërkesat e duhura për përforcime, kishte përgatitur ekipin si është më së miri, kishte gjetur përkrahje edhe te kryesia e klubit, kurse edhe lojtarët me përpikëri po i zbatonin detyrat, kurse me lojërat e mira edhe tribinat shkonin duke u mbushur.

Edhe në ndeshjen vendimtare, Sallah Sherifi me urti ka udhëhequr ekipin, duke kërkuar nga lojtarët që mos të bijnë nën euforinë e atmosferës dhe gjithçka rrodhi mirë, ashtu sic ishte planifikuar, kurse edhe atëherë kur goli u pranua nga pakujdesia e ndeshja u mbyll pa fitues, Sherifi teksa po hynte në fushë u duartrokiste atyre, duke u dhënë kurajo se ndeshja edhe me penalti mund të fitohej dhe një gjë e tillë u arrit.

Pas përfundimit të lumtur për Vllazninë, Sallah Sherifi, tha se askush nuk u kishte besuar se do të bëhen anëtarë të Superligës dhe ka rikujtuar se gjatë tërë kampionatit kanë qenë një ekip stabile dhe edhe në këtë ndeshje djelmoshat e tij treguan dhe dëshmuan se e kanë merituar Superligën.

“Luajtëm një mbrojte të mirë, deshëm që të neutralizojmë kundërshtarin. Luajtëm mirë taktikisht, lojtarët i zbatuan detyrat me përpikëri. Arritëm që të ruajmë qetësinë në pjesën e parë, mirë luajtëm edhe në pjesën e dytë dhe tash mundi na është shpërblyer dhe historia tashmë është shkruar”, ka thënë Sallah Sherifi, që ka shtuar se Pozharani, Vitia e Anamorava do të jetë në festë e pas festës cdo gjë nis nga fillimi, sërish punë, kryesi të përkushtuar, tifozëri të flaktë “Tigrat”, krenari e fitore të reja.

You Might Also Like