Futboll

Gjilani nuk qëndroi deri në fund

Një gabim në mbrojtje i ka kushtuar Gjilanit, që e ka humbur një pikë në ballafaqim me Feroniklin. Ekipi i Gjilanit është mbrojtur mirë, kurse vendasit nuk kanë patur asnjë rast të mirë shënimi. Gjilani dy herë ka mundur të shënojë pas kundërsulmeve, sidomos rast të mirë ka patur në minutën 31, kur Kushtrim Shabani ka shpërthyer nga e majta dhe kur është futur në brendi ka gjuajtur në këndin e ngushtë të portës, por portieri i Feroniklit ’74 ia ka dalë që topin t’a dëbojë në fundore. Krejt në fund të pjesës së parë, pas një gjuajtje nga këndi, në brendi të zonës së Gjilanit pati një prekje me dorë dhe gjyqtari dha penalti, por pas shikimit të sistemit Var doli se penaltia ishte e paqenë, andaj u anulua.

Në pjesëlojën e dytë Feronikli ’74 ka sulmuar më shumë, por Gjilani u mbrojt mirë. Kështu rastin më të mirë për vendasit e pati Bashare, kur nga afërsia me kokë gjuajti mbi portë. Edhe Fiton Hajdari në dy raste ka gjuajtur jashtë portës, kurse zëvendësuesi Zogu në minutën 82 ka gjuajtur bukur, por portieri Bllaca e priti topin me një dorë, por tre minuta më pas pas një zbraztie në mesfushën e Gjilanit, një top i dëbuar arriti deri te Shpresim Zogu, i cili nga afërsia e futi topin në rrjetë përë 1:0.

Deri në fund të ndeshjes raste të mira patën Kqiku i Gjilanit, topi i të cilit për pak sa nuk u fut në rrjetë dhe Hajdari, i cili i vetmuar përballë Bllacës nuk ia doli që të shënojë./Kryelajmi.com/.

You Might Also Like