Futboll

SC Gjilani gjeti kundërshtar për miqësoren e dytë në Bullgari

Skuadra e SC Gjilan po vazhdon përgatitjet intensive në Bansko të Bullgarisë, ku prej disa ditësh ndodhet në një fazë të rëndësishme përgatitore në prag të sezonit të ri. Pas ndeshjes së parë miqësore në tokën bullgare, sfida e radhës do të jetë kundër ekipit të Prishtinës së Re.

Takimi do të zhvillohet më 24 korrik, në kompleksin sportiv Evima Sport në Bansko, ku skuadra po kryen edhe stërvitjet ditore. Ky duel pritet të shërbejë si një test i vlefshëm për trajnerin dhe stafin teknik, për të vëzhguar nga afër gjendjen fizike dhe harmoninë mes lojtarëve në fushë, si dhe për të eksperimentuar me skema të ndryshme taktike.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë miqësore gjatë qëndrimit në Bullgari, ndërsa në program janë edhe dy takime të tjera, të cilat do të zhvillohen më 27 dhe 30 korrik, kundërshtarët e të cilave do të konfirmohen së shpejti.

Faza përgatitore në Bansko po zhvillohet me intensitet të lartë, me fokus të veçantë në aspektin fizik, taktik dhe ndërtimin e një grupi sa më të konsoliduar për sfidat që na presin në sezonin e ardhshëm. Atmosfera në kampin tonë është pozitive dhe lojtarët po tregojnë përkushtim maksimal në çdo seancë stërvitore.

Për më shumë informacione dhe përditësime nga kampi përgatitor në Bullgari, ju ftojmë të na ndiqni në kanalet tona zyrtare.

You Might Also Like