Futboll

Pjesa e parë, Gjilani shënoi herët, u tërhoq dhe pësoi

Ndeshja e vlefshme për t’i ikur barazhit në mes të Gjilanit dhe Feroniklit ’74, në pjesën e parë ka mbaruar baras 1:1. Gjilani shënoi herët, që në minutën e tretë, më pas u tërhoq në mbrojtje dhe pësoi.

SC Gjilani ka shënuar që në minutën e tretë, kur pas një harkimi nga e majta, topi i dëbuar u përplas në tërthorëse dhe erdhi deri te Jaroviq, i cili nuk e pati të vështirë t’a fus në rrjetë.

Pas pranimit të golit, Feronikli ’74 pati disa raste të mira shënimi, por ato shkuan huq, sa për pritjet e shkëlqyeshme të Bllacës, sa për vendosjen e mirë të mbrojtjes së Gjilanit.

Mirëpo, në minutën 36, mbrojtja e Gjilanit u mposht, kur Shabani u fut në brendi dhe gjeti afrikanin Razak Bashare, i cili nga afërsia nën trupin e Bllacës e futi topin në rrjetë për 1:1./kryelajmi.com/.

You Might Also Like