Futboll

Sedat Berisha nga Tirana te Drita

Ish-mbrojtësi i Tiranës, Sedat Berisha do të vazhdojë karrierën te skuadra e Dritës në Kosovë.

Aventura e 30-vjeçari me Tiranën nuk shkoi ashtu siç parashikohej dhe si pasojë palët ndërprenë bashkëpunimin me konsensus pas vetëm 6 muajsh.

Siç raporton “infOSport.mk”, Berisha do t’i bashkohet skuadrës së trajnerit Shpëtim Duro ditën e nesërme ku do të firmosë edhe kontratën.

Për mbrojtësin nga Shkupi kjo do të jetë aventura e parë në Superligën e Kosovës dhe mësohet se shkak për këtë transferim është bërë miqësia e tij me zv.trajnerin Ardian Nuhiu.

You Might Also Like