Trojet shqiptare vazhdimisht kanë dhënë emra të mëdhenjë të futbollit të cilët
na kanë bërë të ndihemi krenar me paraqitjet e tyre në fushat e blerta të futbollit.
Talenti i futbollit Azemi vjen nga fshati Malishevë e Gjilanit ai edhe pse ka vetëm
13 pranvera të lë përshtypjen se kemi të bëjmë me një futbollist mjaft të pjekur.
Për mesfushorin ofanziv, Azemi i cili tani mbron ngjyrat e FC Drita në kategorinë
e pionerve një interesim të madh e ka shfaqur në vitin e kaluar edhe skuadra
me famë nga Zvicra Winterthur, i cili ishte për një javë në prova tek kjo skuadër
të cilët i ka mahnitur me përformancën e tij por për shkak të shkollimit dhe moshës
së re ka mbetur që në vitet në vijim të kontakton me këtë skuadër.
Talenti Azemi është nji futbollist jashtëzakonisht i talentuar i cili luan me dy
këmbët por e djathta e tij është “milimetrike”.
Një gjë të tillë e ka theksuar edhe trajneri i Pionerve të Dritës Ardian Latifi
“Selamiu është nji futbollist i jashtëzakonshëm është futbollist i cili premton shumë
ai dallohet nga moshatarët e tij i cili është i pa konkurenc por lirisht mund të them
se edhe në Rajon e më gjërë vështirë se mundet të ketë një talent qfarë është Selamiu,
kemi fat të madh që e këmi në mesin tonë dhe lirisht mund të them me plot bindje se
ai tani vetëm ka hapur prespektivën e tijë prej futbollisti”
Futbollisti Selami Azemi për karrierën dhe shokët e trajnerin e tij ka vetëm fjalë miradije
“Jemi një gjenerat mjaft e mirë me plotë shokë e futbollistë të mirë trajneri Latifi është
nji trajner mjaft i mirë i cili me punën e tij po na ndërton si futbollist dhe për këtë
jam shumë i kënaqur”
Nuk ka dyshim se Selami Azemi po hap shtigjet e tij futbollistike ndërsa për
këtë talent të madhë të futbollit do të ndëgjohet shumë shpejt dhe do të na bëjë krenar
kudo që paraqitet se i takon kësaj toke të Kosovës.