Futboll

Gjilani më i mirë se Malisheva në miqësore

SC Gjilani ka fituar me rezultat 2-0 miqësoren e fundit parasezonale ndaj FC Malishevës.

Golat në këtë takim i shënuan Armend Halili dhe Gerhard Progni nga pika e bardhë.

Gjatë gjithë ndeshjes, skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi tregoi karakterë të fortë dhe në fund arritën edhe ta fitojnë takimin.

Në anën tjetër, Malisheva pati disa raste të cilat nuk mundi t’i konkretizoi në gol. luajtur ndeshjen e fundit parasezonale përpara fillimit të ri.

Të dy skuadrat treguan se janë të gatshme për fillimin e Superligës, e cila fillon më 21 gusht.

/Gazeta Sheshi/

 

You Might Also Like