Futboll

Selami Osmani-Bezi e Shukri Sylejmani-Shuka lanë gjurmë të pashlyeshme në futbollin gjilanas e kosovar

 

Dy figura të shquara të futbollit gjilanas, Selami Osmani dhe Shukri Sylejmani janë përkujtuar sot në Gjilan, në një ndeshje futbolli ku kanë luajtur veteranë të këtij sporti.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, sekretari i kësaj Federate, Eroll Salihu, si dhe ndihmës trajneri i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti.

 

Në mesin e shumë mysafirëve ishte edhe Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli si dhe shumë figura tjera nga jeta sportive anembanë Kosovës.

 

Në shenjë të nderimit të dy “kolosëve” të futbollit jo vetëm të qytetit të Gjilanit por atij Kosovar, Selami Osmani-Bezi e Shukri Sylejmani -Shuka, sot me një minutë heshtje në shenjë nderimi të këtyre dy legjendave është zhvilluar një ndeshje futbollistike duke qenë rezultati në plan të dytë.

 

Këtë ndeshje përkujtimore e ka organizuar Liga e Veteranëve të Futbollit të Kosovës së bashku me Federatën e Futbollit të Kosovës duke zhvilluar ndeshje futbollistike me Veteranët e Dritës dhe Gjilanit.

 

You Might Also Like