Shkruan: Fadil Kajtazi
Serbia ndodhët në një situatë të ngjashme me atë të vitit 1914. Straregjia e saj për të realizuar Serbinë e Madhe mështetet në po të njëjtën mendësi. Se cila ka qenë atmosfera, më së miri shpjegohet nga kujtimet e J. Jovanoviqit, lëne për një takim me Lubomir Stojanoviqin, anëtarë i Partise Radikale, deputet, kryetar qeverie (1905-1906), ministër arsimi, këshilltar shtetëror gjatë Luftëtës së Parë Botërore…
Si strategji për të krijuar Serbinë e Madhe, në këtē kohë, serbët llogarisin në krijimin e një katrahure botrore, nga e cila Serbia do të përfitoj. Këtë, Stojanoviq e shpjegon: “Duhet të luftojmë me Austrinë edhe nëse ajo, deri sa të vepron Resia, na pushton për një kohe. Pastaj do të detyrohet të tërhiqet nga Serbia dhe të na dorëzoi Herceg Bosnjën, Vojvodinën dhe të gjitha”.
Në këtë frymë, qeveria serbe, me leje të Rusisë, e organizon Atentatin e Sarajeves të 1914, që bëhet shkak i fillimit të Luftës së Parë Botërore, nga e cila pësuan 50 milion evropian.
Nga kjo, në vend se Serbia të ndëshkohet, ndodhi e kundërta; ajo fitoi shumë, e krijoi Serbinë e Madhe – Jugosllavinë. Kjo ngjarje ështē nonsens në marrëdhëniet ndërkombëtare, se si një shtet përfiton nga një akt terrorist!
Për këtë, me 1924, Edi Durham shkruan: “Si mund të ruher paqja evropiane, nëse një shtet lihej i pandëshkuar kur nxitë vrasje në një shtet tjetër”.
Aksioni i djeshm terrorist i Serbisë në territorin e Kosovës, është logjikë tipike e veprimit të 1914, vetëm se personazhët kanë ndryshuar: rolin e Apisit po e luan Vulin, atë tē Pashiqit “engjëlli” Vuçiq.