OPINION

Serbia deri në vitin 2050 humb një milion banorë

Shtim natyror pozitiv vetëm Senica (1,1), Novi Sadi (1,3), Presheva (3,1), Novi Pazari (6) dhe Tutini (7.9).

Shkruan: Ismet Azizi

Serbia, siç paralajmërojnë demografët radhitet në vendin e gjashtë për nga mosha e popullsisë në Evropë, dhe për një vit “humbë” një qytet të madhësisë së Prijepoles apo Beçejit

Serbia është vendi i gjashtë me moshë më të vjetër në Evropë, dhe mosha mesatare e popullsisë është 42.9 vjet! Numri i njerëzve mbi 65 vjeç është 33 për qind, gjegjësisht është më i lartë se numri i popullsisë nën moshën 15 vjeçe. Në Serbi çdo vit mesatarisht vdesin 102.455 njerëz , ndërsa lindin vetëm 67.459 foshnje. Kjo do të thotë që çdo vit Serbia humb 35 000 banorë, gjegjësisht një qytet të madhësisë së Prijepoles, Beçejit ose të komunës së Savski venacit, shkruan e përditshmja novosti.

Nga viti 2006 deri në vitin 2016, numri i banorëve në Serbi, vetëm në bazë të rritjes natyrore, është zvogëluar për rreth 385,000 banorë. Prandaj nuk është e çuditshme që para disa dite agjencia e inteligjencës amerikane CIA, në publikimin e saj të cilat i publikon për të gjitha vendet e botës, në Serbi plakja e popullsisë ka potencuar është një sfidë e madhe.

Sipas Zyrës së Statistikave të Republikës së Serbisë, situata demografike në Serbi karakterizohet nga një rritje natyrore dukshëm negative dhe zgjerimi i zonave të depopullimit. Më së paku foshnje lindin në Serbinë jugore dhe lindore. Komunat e vetme në Serbi që kanë shtim natyror pozitiv janë Senica (1,1), Novi Sadi (1,3), Presheva (3,1), Novi Pazari(6) dhe Tutini (7.9).

Pritjet se numri mesatar i lindjeve për një grua, nga ajo aktuale 1.4, se mund të arrihet relativisht lehtë në nivelin e dy fëmijëve në dekadat e ardhshme janë praktikisht jorealiste, jo vetëm për popullatën tonë, por për shumicën e Evropës – thotë Vladimir Nikitović, doktor i demografisë në Institutin e Shkencave Sociale.

Nikitoviq për novostin shton: “Megjithatë, mesatarja e 1.85 fëmijëve të lindur për grua mund të jetë qëllimi i parë realist i politikës sonë të popullsisë, siç tregohet nga të gjitha hulumtimet përkatëse demografike në kontekstin evropian. E ardhmja e tillë demografike në mënyrë të qartë thekson se nuk mund të presim ndalimin e rënies dhe plakjes së popullsisë së Serbisë nga mesi i shekullit, por këto procese të paktën mund ta zbutim.”

Studimet e këtij instituti thonë se shansi i Serbisë për mbijetuar është të bëhet shtet migrues, sikurse vendet e Evropës Perëndimore. Krijimin e një zone të shpopullimit në Evropën Lindore – në Slloveni, Kroaci, Rumani, Bullgari, Moldavi – krijon, sipas Nikitoviq, hapësira për ardhjen e emigrantëve. Popullatat e vjetra do të kenë nevojë për fuqi punëtore të re, ndërsa dikush do të duhet të vijë në këto zona për t’u kujdesur për të moshuarit, përfundon Nikitoviq.

 

You Might Also Like