Futboll

Shend Kelmendi humb Evropën, sërish del pozitiv me covid19

Shend Kelmendi ka rezultuar për herë të dytë pozitiv në testin për “COVID-19” dhe në këtë mënyrë nuk do të jetë pjesë e listës prej 22 futbollistëve të Gjilanit, të cilët do të udhëtojnë më 19 gusht drejt San Marinos për ta zhvilluar ndeshjen e rundit parakualifikues ndaj Tre Penne-s, raporton Gazetasheshi.com.

Lajm pozitiv është rikthimi në normalitet i katër futbollistëve të tjerë, të cilët kishin rezultuar pozitiv në testin e parë, teksa në ritestim ata dolën negativ.

Drejtuesit e klubit morën masa të menjëhershme, derisa vendosën ta karantinonin gjithë ekipin në njërin nga hotelet e qytetit të Gjilanit, derisa futbollistët nuk do të kenë më kontakt me familjarët e tyre, apo me personat e tjerë deri në nisjen drejt San Marinos.

GazetaSheshi mëson se futbollistët dhe stafi teknik i klubit do të testohen edhe njëherë në prag të nisjes në mënyrë që gjithçka të shkoj në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kujtojmë që përveç Kelmendit edhe një anëtarë tjetër i klubit gjilanas ka rezultuar pozitiv dhe njëherit nuk do të mund të udhëtojë drejt San Marinos.

You Might Also Like