Futboll

Ja ku do të zhvillohet ndeshja Prishtina – Gjilani

Ndeshja derbi ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit, në kuadër të xhiros 22 do të zhvillohet këtë të diele me fillim në ora 13 e 30. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga të dy klubet. Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë është duke u rinovuar, andaj kjo ndeshjet do të zhvillohet në Suharekë.

Për momentin, Gjilani është në pozitën e dytë, me pikë të njëjta me Ballkanin, derisa Prishtina është në pozitën e gjashtë dhe është larg vendit që dërgon në Evropë.

You Might Also Like