ARSIMI

SHI merr pjesë në konferencën e Shkollës Kërkimore Kombëtare për TIK

Në kuadër të projektit “Zhvillimi dhe zbatimi i Shkollës Kërkimore Kombëtare për TIK për Sistemin Arsimor të Kosovës (PhDICTKES)” do të organizohen Ditët e Rrjetëzimit në TIK për Akademinë dhe Industrinë nga Mërgata.
Konferenca do të mbahet më 8 gusht në UBT (Kampusi Inovativ në Lipjan) dhe më 9 gusht në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit (ITP, Prizren).
Kryetari i Shoqatës së Informatikës, Ridvan Bunjaku, do ta thotë një fjalë rasti në ditën e dytë. Ftohen të gjithë anëtarët e Shoqatës dhe të gjitha palët e interesuara nga akademia dhe industria në Kosovë dhe mërgatë të marrin pjesë në rrjetëzim dhe ta japin kontributin e vet.

Organizues të projektit janë:

  • Kolegji UBT
  • Universiteti Linnaeus (LNU)
  • Universiteti Norvegjez i Shkencës dhe Teknologjisë (NTNU)
  • Qendra Kërkimore e Evropës Juglindore (SEERC)
  • Universiteti Ukshin Hoti (UHU)
  • Universiteti i Prishtinës (UP)
  • Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI)
  • Agjencia Kosovare e Akreditimit (AKA)

Në agjendë parashihet pjesëmarrja e Kryeministrisë së Kosovës, Zyrës Kosovare Erasmus+, Ambasadës së Suedisë në Kosovë, Rrjetit të Komunitetit Shkencor Shqiptar në Suedi, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës të Maqedonisë së Veriut, Komunës së Prishtinës, Universitetit të Prizrenit, Shoqatës së Informatikës, Qendrës së Transformimit Digjital në GIZ, 3CIS, Gjirafa, KODE Labs dhe pjesëmarrës të tjerë nga Institucionet e Arsimit të Lartë dhe Industria.

Temat dhe sesionet:

  • Ndikimi i diasporës shqiptare në rritjen e kapaciteteve kërkimore të TIK-ut dhe të dukshmërisë së Sistemit Arsimor të Kosovës përmes projekteve kërkimore ndërkombëtare
  • Sesioni për projekte dhe hulumtim
  • Sesioni i rrjetëzimit
  • Sesioni i Panelit të Industrisë
  • Diskutime tematike dhe iniciativa të përbashkëta

Tarifat për konferencën:

  • Me kafe dhe drekë: 53 SEK (5 euro) në ditë.
  • Pa kafe dhe drekë: 11 SEK (1 euro) në ditë.

Linku për regjistrim:

https://axacoair.se/go?TDc7Ywbd

Më shumë informata për konferencën:
Më shumë informata për projektin:

Agjenda preliminare:

https://diasporaconf.ubt-uni.net/wp-content/uploads/2022/07/Agenda_DiasporaConf-1.pdf

You Might Also Like