Shkolla e Mesme e Ultë “Vatra e Diturisë” në Livoq të Epërm të Gjilanit është pajisur me një kabinet modern, i pari i këtij lloji në Kosovë.
Fadil Musliu, drejtor i kësaj shkolle, ka thënë se në këtë ngjarje kanë marrë pjesë mysafirë të shumtë në përurimin të kabinetit të TIK-ut dhe të gjuhëve , kabinetit multifunksional e inovativ i pari i këtij lloji në Kosovë e më gjerë.
“E filluam punë për realizimin e këtij projekti me trajnimin për hartimin e projekteve dhe menaxhimin e tyre nga korpusi i paqes në Prishtinë në pranverë të viti 2016. Idenë se ç’far projekti do të propozonim e hartonim me Matheë Clark e kishim të çartë dhe e kishim biseduar disa herë para se me shkua ne trajnim”, tha drejtori Musliu, që shtoi se preokupim i tyre ishte hapësira e pa mjaftueshme në shkollë për ta vendosur kabinetin dhe se i kishin dorëzuar DKA-së, Komunës, USADI-t dhe ambasadës norvegjeze projektin për një aneks mbi hyrjeje të shkollës për dy dhoma, për dy kabinet për këtë të teknologjisë dhe atë të shkencave natyrore por edhe sot jeni në pritje të një përgjigjej për këtë investim edhe pse vlera nuk ishte më shumë se 31 mijë euro. Ne na duhej hapësirë për vendosje të kabineti dhe ne kishim plani B , e ai ishte bashkimi i zyrës time të punës me një tjetër zyrë ndihmëse për të krijua hapësirën e nevojshme. I dhuruam kabineti zyrën e drejtorit edhe një tjetër ndihmëse, por për drejtorin çdo kënd i shkollës është vend i punës.
Pasi që morëm aprovimin nga Korpusi i Paqes se shkolla ka fituar gratin për pajisje të shkollës me kompjuterë dhe pajisjet tjera për kabinet, e për të cilin në edhe e falënderojmë shumë Korpusin e Paqes për realizimin e projekti të kabinetit. Ne filluam demolimin e mureve përgatitjen e hapësirës së për kabinetin që sot do ta promovojmë.
E veçanta e projekti tone ishte se shume punë u bënë në mënyrë vullnetare , në fillim ka filluar grumbullimi i mjeteve të ricikushme – Kullera për ftoje me qëllim të ruajtjes edhe të ambientit nga ndotjet dhe djegia e tyre. Por pas hulumtimit të tregut në tërë Kosovën ne na kushtoni më lire ti merrnim të ri se sa të vjetër dhe vendosëm që kulleret për ftohje ti bëjmë të rinj por këtë po e cekim se në projekt si ky i yni mundë të përdoren edhe mjete të riciklushme.
Hapësira që zënë kompjuterët sipas këtij modeli është zero dhe nuk e pengon fare nxënësin për punë , janë shumë atraktiv , nxënësi mundët ti shoh të gjitha pjesët edhe të shohë funksioni e tyre , është edhe motivuese për të thelluar imagjinatën krijuese e hulumtuese të nxënësit në aspektin e teknologjisë.
Projekti ynë besojmë se do ta bëjë krenar edhe Korpusin e Paqes për investimin e bërë, do të jetë një shembull model edhe për gjeneratat e reja të vullnetarëve të Korpusit jo vetëm në Kosovë por edhe në mbi 50 shtete të botës ku vepron Korpusi dhe për shkollat dhe institucionet tjera.
Granti nga Korpusi i paqes ishte 6024 euro me të cilën janë blerë 15 kompjuter dhe 15 monitor, 15 tavolina për kompjuter, gjeneratori, inventori,15 degjuese me mikrofon , Vajerllesin, 4 kamera , 25 karrike me ulëse të butë për kabinet e pajisje tjera të nevojshme për ta realizuar projektin në formën të cilën e kemi realizuar. Projekti jonë për shumë arsye është më i miri në Kosovë e ato janë:
- Participimi i komuniteti ,drejtorisë së arsimit, shkollës dhe komuniteti me punë vullnetare e mjete nuk është 25 % si ka qenë obligimi i ynë pore është mbi 80 % të vlerës së Grantit.
- b) Përdoruesi e veçmas nxënësit e shohin secilën pjesë të kompjuterit dhe e shohin po ashtu edhe punën e tij.
- c) Kompjuteri është i mbrojtur nga prekja e nxënësve, nuk mundë të dëmtohet dhe është i mbrojtur nga pluhuri që është një dëmtues mjaft i madh i pajisjeve teknologjike
ç) Shtëpiza e kompjuterit po ashtu janë të mbrojtura nga lagështia dhe uji që ndonjë herë pa dashje mundë të derdhën gjatë pirjes nga nxënësi- përdoruesi
- d) Produkti i krijuar hynë në funksion me ekstra pajisje të krijuar (qip) dhe del nga puna po me këtë pajisje që është po ashtu ris.
- e) Futjen në punë dhe shkyçjen nga puna mundë ta bënë vetëm pësoni i autorizuar çka e bënë produktin më të qëndrueshëm dhe më ekonomik edhe sa i përket mirëmbajtje dhe shpenzimeve të energjisë elektrike.
- Projekti jonë është inovativ multifunksionale dhe i par i dizajnuar në Kosovë dhe më gjer në këtë formë dhe do të jetë një shembull model edhe për shkollat dhe institucionet tjera.
- Në projektin tone mundë edhe të përdoren edhe pjesë nga riciklimi i kompjuterëve të prishur e të cilët e ndotin shumë ambientin nga gjegja e tyre.
- Një gjë që projekti ton e bënë edhe më të veçantë është se ne i kemi blerë pajisjet dhe mjetet dhe parat e granatit sërish i kemi kthyer në Amerikë pasi që pajisjet janë blerë prodhim amerikan çka do të thotë se parat e ardhura nga Amerika i kemi kthyer serish atje e që ato sërish të na kthehen në projekte tjera.
Ne nuk do të flasim më shumë për kabinetin sepse ai pas pak do të flas vetë , do të flasë dora e artë e trurit të teknologjisë e z. Kudert Mustafa, i cili ka punuar me ditë të tëra në mënyrë vullnetare për projektin e kabineti për ta realizuara në këtë formë të parin në Kosovë pa ndihmën e të cilit ne nuk do të mundë da bënim ashtu si është bërë. Vlera e punëve dhe mjeteve që a i dha këtij kabineti kalon mbi 2000 euro.
E thamë se do të flas truri i teknologjisë sepse Kudreti Mustafa deri tani ka disa produkte teknologjike të krijuara nga dora e ti të cilat i ka të prezantuar e mbrojtur jashtë vendit, për të cilat në një të ardhme të afërt do të flas ai vet.
Edhe për këtë projekt që të është krijuar në shkollën tone është marr patenta dhe e drejta autoriale është e mbrojtur me ligj.
E falënderojmë edhe një herë Kudret Mustafen për ndihmën që na ka dhënë pa ndihmën e të cilin ne nuk do të kishim me mundë me realizuar projekti në këtë formë.
Mendoj se ata që do të flasin sot këtu para të pranishmëve do të flisnin edhe shumëçka tjetër për kabinetin po tu i jepej mundësia të flasin pas përurimit të kabinetit, por ne ëmbëlsirën e ditës e kemi lënë për fund pra përurimin dhe pamjen e kabinetit