Shkolla e Mesme e Ultë “Don Bosko” nga Gjilani ka dalë kampione komunale në shah për këtë grupmoshë. Ekipi i drejtuar nga profesori i Kulturës Fizike dhe Sportit Elhami Shabani, në finale e ka mundur SHMU “Sadullah Brestovci. Garat janë mbajtur në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan.

Siç ka theksuar Afrim Selimi, kryetar garat kanë kaluar në frymë sportive dhe kanë qenë të organizuar shumë mirë, kurse kampioni do t’a përfaqësojë Gjilanin në garat rajonale.
Ja të gjitha rezultatet:
Garat Komunale në Shah të mbajtura më 09.12.2025 në Gjimnazin Natyror,,Xhavit Ahmeti”
Fituesit:
Shkollat e mesme të ulëta:
Vendi i parë:,, Don Bosko”
Vendi i dytë:,,Sadulla Brestovci”
Shkollat e mesme të larta;
Vendi i parë: Gjimnazi ,,Xhavit Ahmeti”
Vendi i dytë: Medreseja ,,Alaudin”




