Muzikë

Sirije Gagica – një femër me shumë profesione

Nuk e patëm vështirë ta takojmë Sirie Gagicën, këngëtaren gjilanase, e cila, në jetën muzikore, ajo ka bërë emër jo vetëm në Gjilan, por edhe më larg. Mësuam për te se është këngëtare, police me uniformë, por edhe instruktore. E takuam në qytet dhe, pa një pa dy, zhvilluam një bisedë të shkurtër rasti. Ajo tha se këngën e ka dashur qysh heret, nga shkollimi fillor. Nga kënga e detyra e polices, nuk është ndarë.

Akoma Siria punon dhe këndon. Ia bëmë një pyetje se si ka filluar këngën ta interpretojë, ajo, pa një pa dy, na tha se, për herë të parë ka filluar të këndoj në vitin 1975.“Isha në moshën 9-vjeçare. Si filloriste, fillova të këndoj. E pëlqeja këngën. E falenderoj mësuesen time, Lirie Krasniqi, e cila më ka ndihmuar dhe për herë të parë e zbuloi talentin tim si këngëtare. Kështu lindi dashuria ndaj këngës. Më vonë vazhdova punën në Ansamblin “Zenel Hajdini” të Gjilanit, e tash për tash jam anëtare e Ansamblit “Gurra”. Por më herët kam kënduar në Ansamblin “Punëtori” të Kombinatit të tekstilit “Integj” të Gjilanit etj.

Mandej, ia bëmë në pyetje se a ka suksese në këtë fushë të këngëtimit? Ajo na shta se, kjo është një rrugëtim i im i gjarë dhe i pandalshëm. “Kam korrur shumë suksese në shumë festivale të vendit, si janë: “Kosovarja këndon” në Ferizaj, “Takimet e Majit” në Gjilan, por pata rastin të dali edhe jashta Kosovën, si në Maqedoni, Turqi, Francë, Gjermani, etj. Jam pritur mirë nga bashkëatdhetarët tanë, të cilët i falenderoj shumë për atë pritje të ngrohtë e të sinqertë. E pyetur se ku ka marrë pjesë në paraqitjet e saj si këngëtare, ajo na tha se, më përkujtohen disa momente më të veçanta, si paraqitja ime në Festivalin “Oda Dibrane” të Peshkopisë, mandej kam marrë pjesë në 99-vjetorin e Kongresit të Manastirit në Maqedoni, në Festivalin “Zëri i Alfabetit” 2007”, ku së bashku me këngëtarin e njohur

Demir Krasniqin kemi përfaqësuar Kosovën si shtet në këtë festival.

Sirie Gagica, këngëtare, nga mosha fare e vogël ka kënduar këngë popullore. Edhe sot, por edhe në të ardhmen ajo nuk to ta ndahet kënga popullore. Si shton, kënga është është zhanër që e pëlqen shumë dhe, e dyta, kënga popullore i flë në shpirt e në zemër. Ajo me këngën popullore jeton dhe e adhuron pa masë. Pse jo? Thotë se, kënga është art që buron nga goja e popullit dhe i ruan do vlera të veçanta të traditës sonë të pasur kombëtare.

Sirije Gagica hapur flet se e ka përkrahjen nga familja. Ajo shton se, prindi i saj gjithmonë e ka përkrahur dhe, kur ajo ka kënduar bukur, sikur zemra e tij ka gufuar nga gëzimi e vullneti. “Po, shton Sirija, -unë e kam pasur kaherë përkrahjen nga prindi im,Isa Gagica, i cili asnjëherë nuk më ka ndalë nga manifestimet kulturore, të cilat edhe vetë i ka adhuruar e përcjellur. E falenderoj unë si bijë e tij, sepse, pa përkrahjen e tij, unë sot nuk isha ajo që jam si këngëtare, police dhe instruktore…

Shihni, shton Sirie Gagica, unë jam pjesëtare e Policisë së Kosovës këtu në Gjilan. E adhuroj këtë profesion dhe nuk më pengon aspak si këngëtare. Përkundrazi, sa herë dali në teren, këngën e kam hobi jete. Jetoj me këngën. Por, detyrën e policës e kryej me zell

dhe me një përkushtim të madh. Ka raste kur kjo detyrë, që ëshë e shenjtë, më ndanë nga ndonjë festival. Por, nuk ma then vullnetin as zellin. Këto janë dy profesione të kundërta, por unë gjej kohë e “punë” që t’i bashkoj dhe ta jetoj jetën si police dhe këngëtare.

Sirie Gagica shton se nuk është lehtë të jesh police. Ke përgjegjësi dhe duhesh ta mbrosh ligjin.

“Po, shton ajo,- unë e kam gjetur vetën si police. E luaj një rol të polices që nuk i frikësoj njerëzit. Nuk më mungon fjalori dhe këto fjalë të ëmbla më bëjnë të jem e afër dhe komunikuese me njerëzit. Jam gjithmonë e disponuar. I ndali qytetarët në komunikacion, por edhe më respektojnë mirë. Do të thotë, e kaloj jetën pa asnjë problem. Në trafik kam punuar mbi dhjetë vite dhe asnjëherë nuk kam pasur problem me askë.

Tash nuk punoj në trafik, por së bashku me kolegë policë kontrollojmë terenin nëpër male. Jam anëtare e stafit policor në punktin në Zhegër.

E bëjmë kontrollin nëpër ato pika ku kalohet kufiri dhe ka kontrabandë. Më tepër kontrollojmë në Hodonovc, Dobrosin, Stançiq etj. Shihni, më tepër gjatë kontrollit takojmë njerëz që bëjnë shitblerej të kafshëve. Por, më tepër i zëjmë qytetarët që mirren me shitjen e kafshëve, të cilat i bijnë nga Serbija për në Kosovë”.

Kur deshëm të dimë ndonjë “ngjarje” nga jeta e saj si police, ajo na shton edhe këtë: Isha në detyrën e patrollueses në rrugën për Llabjan. Shoh se ka hyrë në radar një qytetar. E kam ndalë dhe shoh se ka qenë duke dëgjuar kasetën time me këngë. E pyes: pse ia ke lëshuar zërin fort kur vozitni shpejt? Ai m’u ka pëgjigjur: valla, nuk durohem pa e dëgjuar këtë këngëtare. Fort e pëlqej këngën e saj.

Mirëpo, në atë moment e pyes udhëtarin: a e njeh këtë këngëtare dhe a ke dëshirë për ta parë?. Ai mu përgjigj: nuk e njoh, por kam dëshirë, pse jo. A doni ta shihni se cila është ajo? Po, tha, ku ta shoh tash? A të dukem se unë jam Siria. U habit. Por, dalloj në uniformë. Atëherë ia fillova t’i këndoj këngët e mia dhe ai u mahnit dhe i erdhi shumë interesant. Tha se, kurrë nuk do ta heqi kasetën e saj nga makina…”

Si dihet, Sirie Gagica punon edhe si instruktore. “Po, tha Sirija, -punoj si instruktore në autoshkollën “Mimoza” në Gjilan. Pse jo? E dua edhe këtë profesion. Jam vozitëse e mirë. Edhe kandidatët, të cilt i ushtroj, i aftësoj mirë dhe ata kanë fjalë miradie për mua. Unë nuk e dua jetën të punoj në zyre të mbyllur. Më tepër e dua jetën në natyrë, ku dua të komunikoj me njerëz e vendin tim. Kjo më pëlqen më tepër. E kam gjetur vetën dhe e jetoj jetën bukur. Nuk ankohem”, ka shtuar në fund, Sirije Gagica, këngëtare, police dhe instruktore. /Tefik Selimi/.

You Might Also Like