Punët për rikonstruktimin e stadiumit të qytetit në Gjilan janë ndalur tashmë e disa ditë për shkak të ftohtit të madh, shkruan Gazetasheshi.com.
Por, një punë tjetër e rëndësishme ka filluar të kryhet në këtë stadium, pasi që punëtorët e këtij impianti kanë filluar të kryejnë konservimin e tapetit jeshil.
Tashmë është bërë zakon pas çdo përfundim vjeshte punëtorët e këtij stadiumi të bëjnë konservimin duke rregulluar kështu tapetin jeshil për stinorin pranveror.
Stadiumi i qytetit të Gjilanit është gjithashtu në fazën e konstruktimit dhe do ndërtohet sipas kritereve të UEFA-s për kategorinë e katërt.