Dy kandidatë, Bekim Rexhepi dhe Naser Ajeti ia kanë mësyrë garës për të qenë anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Kosovës në Futboll.
Se cili nga këta dy kandidatë do të përfaqësojë Anamoravën në shtëpinë më të madhe të futbollit në Kosovë do të vendoset këtë të hënë, kur me fillim në ora 18 në Restorantin « Eltoni » në dalje të Gjilanit do të votohet për njërin nga kandidatët.
Bekim Rexhepi në mandatin e kaluar kishte mbajtur këtë post, kurse Naser Ajeti, i njohur me nofkën Kaceli, në kohën sa ishte futbollist, për herë të parë i ka hyrë një gare të tillë.
Kuvendi Zgjedhor i Lidhjes Ndërajonale të Futbollit i ka 19 anëtarë, kurse fitues do të dalë kandidati i cili së paku i mbledh 10 vota.