Futboll

Sunaj Keçi: E mundëm vetveten

Trajneri i Flamurtarit, Sunaj Keçi, ka theksuar se ekipi i tij e mundi vetveten. Ai ka komentuar gabimet e mëdha që i bëri portieri i tij, Selimaj, i cili në të dy golat e pranuar ishte përgjegjës.

“Unë nuk mund të mësoj një tridhjetëvjeçar. Këto gabime që i bëri portieri mësohen në shkollën e pionierëve e jo tashti. Jemi në situatë kur na duhet cdo pikë dhe e nisëm mirë, por të humbet ndeshja në këtë mënyrë është e pafalshme”, ka thënë kryetrajneri i Flamurtarit, Sunaj Keçi./kryelajmi.com/.

You Might Also Like