LAJME

Surdulli: Kuvendi Komunal i Gjilanit vazhdon me shkelje serike të ligjit të APL

Gjilan, 18 qershor /

Edhe sot, me rastin e konstituimit të Komitetit për Komunitete, Kuvendi Komunal (me vetëdije) shkel dispozitat ligjore të Ligjit për Administrim të Pushtetit Lokal, lidhur me komitetet si trupa ndihmës profesional të Kuvendit të Komunës.

Pra, neni 53.1 i këtij ligji, për Komitetin për Komunitete, decidivisht e përcakton përbërjen e këtij komiteti: “Komiteti për komunitete përfshinë në radhët e veta shumicën e thjeshtë nga anëtarët e Kuvendit të Komunës”.

Përkundër kërkesës sim insistuese që të mos konstituoet ky komitet përderisa nuk plotësohet kjo dispozitë ligjore, përfaqësuesit e Kuvendit si dhe (fatkeqësisht) shumica e anëtarëve të këtij komiteti, përcaktohen për shkelje, duke e konstituuar jashtligjshëm Komitetin për komunitete.

Në anën tjetër, kemi veprimin paradaksal të zyrtarëve të KK-së, përmes së cilit, anëtarja e komitetit, përfaqësuese e LVV-së, përjashtohet nga vendimmarrja (nga e drejta e votimit!) ngase nuk na qenkash anëtarë e KK-së!

Duke qenë në dijeni për shkeljen ligjore dhe për t’i ikur përgjegjësisë së drejtpërdrejt, kryesuesja e KK-së, znj. Shpresa Kurteshi – Emini, ndonëse (qëllimisht!) vie me vonesë në seancë, ajo nuk e kryeson seancën konstituive të Komitetit (seancën e udhëhoqi deri në zgjedhjen e kryesuesit, përgjegjësi i Njësisë së Kuvendit, z. Sadri Arifi), gjë që edhe me këtë rast, ajo sot ka bërë shkelje të ligjit të APL-së, të Ministrisë së Pushtetit Lokal, lidhur me mënyrën e konstituimit të komiteteve profesionale të KK-së, duke mos e drejtuar këtë seancë.

Prandaj, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka përgjegjësi ligjore të reagoj dhe të mos lejoj shkelje të tilla të pushtetit lokal të Gjilanit.

Ndërkaq, qytetarët tanë duhet të kenë vëmendjen se si pushtetarët aktual manipulojnë me besimin e tyre.

Shefik Surdulli,

këshilltar komunal nga PDK dhe

anëtar i Komitetit për Komunitete

You Might Also Like