Me datën 27 korrik, Federata e Badmintonit e Kosoves e priti në mënyrë solemne Presidentin Serre në zyrën e konferencave të Hotelit Sirius në ora 12:00. Takimi ishte shumë miqësor ku u diskutuan për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të dy federatave dhe për Lojërat Mesdhetare PRISHTINA 2030.
Takimi zgjati më shumë se 1 ore ku në fund Kryetari i Federates se Badmintonit të Kosovës, Lulzim Haziri ndau mirënjohje per Presidentin Serre. Pas fotove të përbashkëta kishim një drekë solemne në Hotelin Sirius. Në mbrëmje në restaurantin SOMA në Germi, Prishtinë në një darkë pune kishim si mysafirë, Drejtorin e Departamentit të Sportit, MKRS, z. Iber Alaj, ku u bisedua per Lojërat Mesdhetare dhe futjen e Badmintonit si sport olimpik në këtë eveniment në Kosovë. Takimi ishte tejet miqësor.
Me datën 28 korrik, në ora 08:30, Presidenti Serre u prit zyrtarisht në zyrën e Kryebashkiakut të Prishtinës, Përparim Rama. Presidenti Serre i tha Z. Rama se për Kosovën dhe Prishtinën është jetësore organizimi i Lojerave Mesdhetare me 2030 dhe Kosova ka nevojë për infrastrukturë sportive dhe për futjen e Badmintonit ne këto Lojëra Mesdhetare. Kryetari i Prishtinës i dha Presidentit të Konfederatës Evropiane dhuratën e Mbretëreshës në Fron. Takimi ishte tejet miqesor.
Në ora 09:30, Presidenti Serre u takua me Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, z. Ismet Krasniqi dhe Sekretarin e Pergjithshem, z. Besim Aliti. U bisedua për futjen e sportit të badmintonit në Lojërat Mesdhetare dhe se Presudenti Serre i premtoi Z. Krasniqi se Konfederata Evropiane e Badmintonit do ti mbuloj të gjitha shpenzimet e fushave të badmintonit dhe të referee gjatë këtij evenimenti.
Në ora 10:30 presidenti Serre ishte në vizitë në Universitetin AAB vku u prit nga rektori i këtij universiteti dhe dekani i shkencave sportive, ku Presidentit Serre iu tha se sporti i Badmintonit është futur si lëndë mësimore në këtë universitet. Rektori ndau dhurata modeste per Presidentin Serre dhe Kryetarin Haziri. Në ora 13:00, Presidenti Serre u largua nga Kosova vërtetë i lumtur me pritjen që iu bë atij.