Sporte të tjera

Janë të parat në garat rajonale në pingpong, mëtojnë të fitojnë edhe në garat republikane

E zunë vendin e parë në Garat Rajonale të Sportit Shkollor në ping pong e mëtojnë që të njëjtin sukses t’a arrijnë edhe në garat republikane. Tri nxënëse të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” dhe mësimdhënësit e tyre, por edhe ekipi i djemëve që kësaj radhe dolën të tretët, anë mirëpritur nga drejtoria e shkollës dhe janë përgëzuar për suksesin e arritur.
Bekim Mustafa, drejtor i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, ka thënë se suksesi i këtyre nxënëseve jo që e bënë krenare shkollën dhe Gjilanin, por edhe mbarë Kosovën. Ai i ka përgëzuar nxënësit dhe mësimdhënësit e tyre për punën dhe suksesin e arritur, duke u dëshiruar të njëjtin sukses edhe në garat republikane, që pritet të mbahen së shpejti.
Drejtoria është zotuar se këtyre nxënësve do t’ua plotësojnë të gjitha kushtet që të përgatiten sa më mirë për garat e mëtejme.
Ngjashëm është shprehur edhe zëvëndesdrejtori Agim Asllani, që ka shtuar se edhe në vitin e kaluar këto nxënëse na kanë bërë krenarë.
Mësimdhënësit, që njëherit janë trajnerë të këtij grupi, Reshat Syla dhe Blerim Shala, kanë theksuar se janë me fat që kanë një gjeneratë të tillë, nxënëse që janë të përkushtuara dhe që punojnë pa u lodhur për të arritur suksese. Ata besojnë se edhe në garat republikane do të arrijnë rezultate kulmore.
Ndryshe, ekipi i vajzave të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” që zuri vendin e parë në garat ndërajonale të pingpongut është përbëra nga nxënëset Lena Osmani, Elda Salihu dhe Liza Shabani.

You Might Also Like