Sporte të tjera

Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” dhe SHMU “Don Bosko” të parët në Garat Komunale në Shah

Këtë të shtunë, në kuadër të Sportit Shkollor janë mbajtur Garat Komunale në Shah për shkollat e mesme të ulta dhe shkollat e mesme të larta.

Pas garave të zhvilluara për filloristët më të mirët ishin SHMU “Don Bosko”, e cila doli e para, ndërsa vendin e dytë e zuri SHMU “Nazmi Hoxha”

Te shkollat e mesme të larta vendin e parë e zuri Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti”.

Shkollat fituese do t’a përfaqësojnë Gjilanin në Garat Rajonale që pritet të mbahen në të ardhmen.

You Might Also Like