Johanes Tafaj, kryetrajner i Drenicës deklaroi pas ndeshjes me Dritën:
“Luajtëm kundër vendit të parë, e kemi ditur se do t’a kemi vështirë pasi luajtëm ndaj një ekipi shumë të mirë, kampion dhe jemi shumë të kënaqur me këtë pikë të fituar, që shpresojmë se kjo do të jetë pika e kthesës për Drenicës, sepse ky është një grup i mrekullueshëm i djemve dhe me lojën që treguan, me dëshirën edhe për të fituar ndeshjen besoj që kjo do të jetë pika e kthesës. Kjo do të jetë ndeshja e ime e fundit te Drenica, ngase unë jam pjesë e stafit të trajnerit Devolli dhe nuk do të jem më në këtë klub”.