Gjilan

Takim i Drejtorit të Drejtorisë rajonale të Policisë në Gjilan dhe DKA Kamenicë, realizimi i pilot projektit ‘’Iniciativa për shkolla të sigurta’’

Drejtori i Drejtorisë rajonale të Policisë në Gjilan, Kolonel Agron Rukiqi me stafin e tij kanë mbajtur takim me Drejtorin e Arsimit në Kamenicë Z.Afrim Dervishi dhe drejtorët e shkollave të mesme të larta të komunës së Kamenicës.

Takimi është mbajtur në vazhdën implementimit të ‘’Strategjia e integruar e policimit të drejtuar nga intelegjenca dhe policimit në bashkësi’’ dhe implementimit të planeve operacionale ‘’Fillimi i vitit të ri shkollorë dhe siguria në shkolla 2023-2024’’

Qëllimi i këtij takimi ka qenë bashkëpunimi i Policisë së Kosovës me DKA-në, personelin shkollor, këshillin e prindërve dhe këshillin e nxënësve në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative në shkolla, siguria e përgjithshme në shkolla si dhe promovimi i pilot projektit ‘’Iniciativa për shkolla të sigurta’’ i cili parasheh krijimin e këshillave të sigurisë në shkolla dhe partneritet në mes të strukturave udhëheqëse të institucioneve arsimore, këshillit të prindërve, këshillit të nxënësve dhe policisë.

Po ashtu Komandanti Stacionit Policor Kamenice ka prezantuar rezultatet, aktivitetet policore, realizimin e projektve, ligjëratave gjate vitit shkollor për periudhën një vjeçare 2022-2023, ne shkollat e komunës se Kamenicës.

Gjatë këtij takimi nga të gjithë të pranishmëve gjendja e sigurisë nëpër shkolla dhe rreth tyre është vlerësuar e qetë dhe stabile.

Nga Kolonel Rukiqi u theksua se që nga fillimi i vitit të ri shkollor Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan është duke vazhduar me detyra konkrete për njësitet në terren duke planifikuar që në të gjitha shkollat dhe përreth ambienteve të tyre të ketë prezencë të shtuar të policisë, po ashtu janë duke u implementuar dhe do të implementohen projekte, fushata e ligjërata vetëdijësuese me qëllim të parandalimit të dukurive negative dhe rritjes së nivelit të sigurisë në ambientet shkollore.

Gjithashtu edhe Drejtori i Arsimit Z.Dervishi u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin me Policinë e Kosovës, nga i cili bashkëpunim gjendja e sigurisë në shkolla të kësaj komune është e qetë.

Të gjithë të pranishmit u dekoduan që bashkëpunimi dhe koordinimi në mes të institucioneve do të jetë i vazhdueshëm.

You Might Also Like