Të dielën, më 22 qershor 2025, në Palestrën Sportive në Kamenicë, do të mbahet turneu ndërkombëtar “Gjilani Open 2025, një ngjarje që do të bashkojë klubet e xhudos nga e gjithë Kosova dhe rajoni, së bashku me garuesit e tyre më të mirë të grupmoshave U11, U13, U15 dhe U18.
Kjo garë është një mundësi e veçantë për të reflektuar suksesin, përkushtimin dhe shpirtin luftarak të të rinjve tanë. “Gjilani Open 2025” organizohet nga Klubi i Xhudos “Gjilani” në bashkëpunim me Federatën e Xhudos së Kosovës.
Organizatori ka ftuar të interesuarit që janë të mirëseardhur të marrin pjesë, të përkrahin sportistët tanë dhe të përjetojnë emocionet e garës nga afër!