Gjilan

Të emocionuar ndahen nxënësit e kolektivi i shkollës ‘Thimi Mitko’ nga arsimtari i tyre Bajram Ismajli

Të emocionuar ndahen nxënësit e kolektivi i shkollës ‘Thimi Mitko’ nga Arsimtari i tyre Bajram Ismajli

Sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë, mësimdhënësi i Gjuhës Shqipe në Shkollën e Mesme të Ultë “Thimi Mitko”, Bajram Ismajli

Arsimtari i Gjuhës Shqipe, Bajram Ismajli ishte një pedagog me përkushtim ndaj nxënësve, ishte i sjellshëm dhe i këndshëm me nxënësit e tij, e poashtu ishte i respektuar nga mësimdhënësit e kësaj shkolle, i cili dha një kontribut të
jashtëzakonshëm në arsimin shqip.

Sot në varrezat e qytetit të Gjilanit në praninë e shumë familjarve,qytetarve kolegve e nxënsve është varrosur duke i bërë nderimet e fundit.

Nxënësit e kësaj shkolle të emocionuar vunë lule, kurora të shumta të cilët nëpërmjet një kumtimi theksuan se, Arsimtari i tyre i dashur ishte pjesë e tyre i cili në cdo moment ishte pranë tyre duke i këshilluar e udhëzuar drejt prosperitetit të tyre.

Poashtu edhe kolektivi i shkollës “Thimi Mitko” me lot në sy, për herë të fundit i thanë lamtumirën e fundit kolegut të tyre Bajram Ismajlit.

Telegram ngushllimi për arsimtarin Bajram Ismajli kishte dërguar edhe subjekti politik LDK.

Familjës, qytetit, nxënësve e kolektivit të shkollës “Thimi Mitko”, do t’ju mungon njeriu i cili një jetë të tërë ja kushtoi Ditarit të Shkollës dhe Gjuhës Shqipe.

You Might Also Like