Gjilan

LDK: Urime Dita e Çlirimit Gjilan

Urime Dita e Çlirimit Gjilan

Lidhja Demokratike e Kosovës- Dega Gjilan, uron gjithë qytetarët e Gjilanit për ditën e ndritur të qytetit, Ditën e Çlirimit.

Sot kujtojmë ata të cilët dhanë gjithçka që ne të gëzojmë ditët e lirisë e demokracisë në qytetin tonë dhe gjithë Republikën. Historia nuk do i harrojë asnjëherë ata që sakrifikuan deri në vetmohim e dhanë jetën e gjakun për vendin e tyre.
Gjaku nuk bëhet ujë dhe jeta nuk përsëritet, prandaj vepra e tyre është hyjnore dhe si e tillë duhet të çmohet gjithmonë.

Gjilani dhe Kosova do jenë mirënjohës çdoherë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ShBA-ve, NATO-s dhe gjithë aleatëve tanë që i qëndruan afër popullit shqiptar dhe shpëtuan atë nga pushtuesi agresor serb.

Zoti e bekoftë Gjilanin!
Zoti e bekoftë Kosovën!
Zoti e bekoftë Amerikën dhe gjithë miqtë tanë!

Urime Gjilan! 🇽🇰🇦🇱

You Might Also Like