Gjilani duket se po kalon nëpër një krizë të thellë dhe largimi i trajnerit Gentjan Mezanit nuk e ka zgjedhur problemin.
Gjilanasit sot janë mposhtur në fushën e vet thellë nga Prishtina ,e rezultat 0:3, humbje kjo që përfundimisht i largon nga objektivat skuadrën gjilanase.
Sesa e vështirë ishte kjo humbje dëshmon fakti se pas ndeshjes askush nga klubi nuk ka dashur të prononcohet për ndeshjen.
Komentatori i Art Sport theksoi se për arsye objektive, Sallah Sherifi, trajneri aktual i Gjilanit nuk dëshiroi të prononcohej pas takimit.
/Gazeta Sheshi/