Futboll

Futbollit të Kosovës i bashkangjitet talenti nga Franca

Nuk ka dyshim se shteti i Kosovës është fidanishte e futbollistve të rinjë, njëri ndër ta është edhe 15-të vjeqari Elvis Bettulat, i cili është i lindur në shtetin Francez.

Elvisi me kënaqësi të madhe ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e Kombëtarës së Kosovës U17, e cila drejtohet nga trajneri i mirënjohur Besnik Kollari.

Elvisi i cili me mjaft sukses tani karierën futbollistike po e zhvillon në skuadrën Franceze, Ain Sud në Ligën Honor Regional FFF.
“Jam shum i nderuar që kam marrë ftesën nga Kombëtarja e Kosovës U17, ishte nder i madh ta veshësh fanelën e shtetit të Kosovës, jam ndier super mirë dhe për këtë e falenderoj trajnerin Besnik Kollarin i cili patë besim në mua”, shprehet Elvisi.

Elvisi i cili luan në pozicionet Libero dhe mesfushor-mbrojtës, thekson se ka qenë një kënaqësi e madhe të jesh në mesin e shum talentëve Kosovar.
“Për tri ditë sa kemi qenë në grumbullim ka qenë festë e futbollit, jam ndier krenar që jam futbollist i Kosovës edhe pse kam lindur në Francë unë e dua Kosovën njerzit dhe gjithqka që ka të bëj me shtetin e Kosovës, pasi prindërit i kam nga Kosova dhe tërë farefisin me lojrat e mia do ti bëj krenar jo vetëm familjen por të gjithë popullin e Kosovës”, thekson 15 vjeqari, Elvis Bettulat.

Elvisi tregon se cilat janë dallimet me moshatarët e tij në jetën e futbollit në Francë e në Kosovë.
“Te ne gjithcka është profesionale dhe i kushtohet rëndësi përgaditjes fizike, normal që kemi kushte më të mira, ndërsa në Kosovë nuk mungon talenti por talenti duhet të përpunohet e jo vetëm të mbetet talent por në përgjithësi me punë mund të arrihet gjithcka”.

Futbollisti shtatëgjatë tregon edhe një sekret për fanelën e Kosovës.
“Nuk ka qmim në botë të cilin mund ta jap fanelën që kam qenë në grubullim me U17 në Ferizaj, ai është suveniri më i mirë në jetën time do ta ruaj me nostalgji të madhe, kudo që shkojë kjo fanel do të jetë përcjellsi imë në karierë”.

You Might Also Like