Ka krijuar një mal rastesh, por SC Gjilani në fund është dashur të kënaqet me një pikë të fituar në ballafaqim me Drenicën, në ndeshjen e luajtur këtë të enjte në Skenderaj.
Me sulmuesit e lënduar, Gjilani ka mbetur keq në fazën e sulmit, kurse një gol në katër ndeshje edhe atë i shënuar nga i lënduari Nikaq, është tepër pak për një ekip që pretendon sërish daljen në Evropë.
Në pjesën e parë Drenica nuk e pati asnjë gjaujtje në portën e Gjilanit, kurse mysafirët patën rast të mirë nëpërmjet Kurtajt, i cili nga një pozitë shumë e mirë gjuajti në duart e portierit Ymeri.
Në pjesëlojën e parë ishte edhe një rast kontestues, kur për Gjilanin u dha një penalti, por që më pas gjyqtari ndërroi mendje, gjë e cila u vërejt edhe në incizimet televizive, ngase penaltia ishte e paqenë.
Pjesëloja e dytë dha edhe më shumë raste për Gjilanin, por që sulmuesit e saj u treguan të ngathtë.
Në minutën 58, rast të mirë pati Hila, por priti Ymeri i Drenicës. Ymeri priti edhe gjuajtjen e Fiton Hajdarit, kurse në minutën 80, si kundër Ballkanit edhe kundër Drenicës, përforcimi në sulm Shend Kelmendi nga një pozitë e pastër gjuan jashtë portës. Rasti i fundit për Gjilanin ishte në minutën 84, por gjuajtjen e dënimit të Prognit për mrekulli e priti Ymeri dhe rrjetat mbetën të patundura.