Futboll

Dy penalti, dy kartonë të kuq e një gol

Gjilani ka shënuar fitore minimale 1 me 0 ndaj Lirisë në një ndeshje në të cilën pati dy penalti dhe dy kartonë të kuq.

Në një ndeshje në të cilën ekip më i mirë ishte Gjilani ka vendosur një penalti e realizuar nga kroati Edi Basha në minutën 55, i cili me një gjuajtje në mes të portës mposhti portierin mysafir. Penaltia ishte shkaktuar nga Arifi, i cili pas gjuajtjes së Milev në brendi e kishte prekur topin me dorë. Duhet cekur se më herët në pjesëlojën e parë, Basha me një gjuajtje të fortë e kishte qëlluar transversalen.

Në minutën e fundit të ndeshjes, pas një shpërthimi të Bashës nga e djathta, ai në anën tjetër e gjeti Milevin, i cili nga prapa është rrëzuar nga Dube dhe pas konsultimit me VAR-in gjyqtari dha penalti e Dube është ndëshkuar me karton të kuq.

Nga pika e bardhë kësaj radhe gjuajti Bilalli, i cili gjuajti lart mbi portë.

Pas kësaj, Liria u trimërua dhe u nis në kundërsulm dhe në njërin nga ta, Milev i Gjilanit ndërhyri ashpër në mesfushë dhe gjyqtari dha karton të kuq për të, por deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar dhe Gjilani shënoi fitore të merituar./kryelajmi.com/.

You Might Also Like