Gjilan

Të gjitha testet për Vrapҫiqin rezultuan negative

Gjilan, 11 prill 2020 – Të gjitha testet për banorët e fshatit Vrapҫiq të komunës së Gjilanit kanë dale negative në mbrëmjen e së premtes.

Lajmi u bë i ditur sot në takimin që e zhvilloi nënkryetari Arbër Ismajli në kuadër të Qendrës Operative Emergjente, me përfaqësues të Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, shëndetësisë primare, Policisë së Kosovës dhe Spitalit të Përgjithshëm.

“Kjo na bënë edhe më të përkushtuar në avansimin e kauzës sonë të përbashkët, për tejkalim të kësaj situate. Ne do të vazhdojmë ndjekjen e rregullave dhe instruksioneve të dala nga IKSHP-ja, Ministria e Shëndetësisë dhe autoritetet lokale. Vazhdoni të qëndroni të vetë-izoluar, sepse është e vetmja formë për ta tejkaluar këtë pandemi”, ka thënë Ismajli.

Nga ky takim u vlerësua se gjendja përgjithësisht është e qetë dhe nuk kem asnjë rast të ri tjetër të evidentuar.

You Might Also Like