Viti

Vazhdon dezinfektim i objekteve publike dhe shesheve  në  Pozharan,Viti dhe Stubëll

Komuna e Vitisë, po vazhdon me masat për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19. Me këtë rast sot në Pozheran është bërë dezinfektimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, hapësirës së shkollës dhe fushës sportive, sheshit por edhe të xhamisë.

Ndërkaq po ashtu në qendër të qytetit të Vitisë është bërë dezinfektimi i çerdhes publike, objekti i Entit të Punësimit. Ndërkaq në Stubëll është bërë dezinfektimi i ambulantes, kishës dhe hapësirës prej kishës katolike deri tek shkolla.Aziz Zuka

You Might Also Like