Libri

Të qëndrosh apo të ikësh?

 Vera s’dinte si të vepronte. A mund t’i besohet këtij, njeriu thuaja të huaj, a duhet besuar këtë histori? Befas del të jetë po ai vrasësi dhe hajni i pamëshirshëm, i cili ishte burgosur për këtë? Por fakti që i kishte shkruar letra ishte e vërtetë. Thjeshtë gjyshi nuk e kishte falur dhe nuk donte që mbesa të komunikonte me një baba të tillë. Por Vera vendosi t’i jepte rast, mbase del njeri i mirë. Ajo vendosi: nëse diç nuk i pëlqen, do të largohet prej tij. Megjithatë më vështirë është në jetimore, kurse kështu kishte rast t’i rregullonte raportet me babain. Pas disa kohësh, kur të gjitha formalitetet u rregulluan, babai e mori Verën në shtëpinë e prindërve të tij. Në pragun e shtëpisë së vogël Verën e pritën gjyshja me gjyshin. Ata u gëzuan shumë për mbesën, sepse s’e kishin parë prej kohësh. Kur ishte gjallë e ëma, ata e shihnin mbesën shpesh, kurse pas vdekjes së saj, ata kishin ardhur disa herë por nuk i kishin lëshuar as te pragu. Ata s’e dinin madje as si jetonte Vera, ishin të bindur që për të kujdesej tezja.

Vetëm kur Vera hyri në shtëpi, e kuptoi sa e vogël ishte: vetëm një dhomë dhe kuzhina. Por brenda kishte rregull dhe pastërti, madje vinte era pite. Babai i tha Verës të mos shqetësohej lidhur me vendin, ai tashmë kishte filluar ndërtimin e aneksit, ku do të kishte një dhomë për Verën. Kështu Vera filloi të jetonte me gjyshin, gjyshen dhe babain, filloi të shkonte në shkollën e qytetit.

Fillimisht Vera rrinte vetëm, nuk i lejonte askujt t’i afrohej. Gjyshi dhe babai ishin për nga natyra fjalëpakë dhe nuk i shprehnin ndjenjat, dashurinë ndaj Verës e shprehin me punë, kurse gjyshja nuk hezitonte të tregonte dashuri dhe ta përkëdhelte mbesën. Dhe Vera filloi të lulëzonte para syve të tyre.

Së shpejti babai e mbaroi aneksin, e pajisi me mobile të punuara vetë dhe Vera kaloi në dhomën e saj. Babai nuk gënjeu, ai vërtet mund të punonte nga druri çka ta do shpirti, edhe dhoma e Verës ishte fesët për sytë. Fjala për mjeshtërinë e tij u përhap edhe jashtë kufijve të qytetit të tyre. Babai punonte me përkushtim, me shpirt dhe nuk ishte i shtrenjtë. Porosi kishte shumë dhe, për t’i kryer në afat, iu desh ta marrë ndihmës – një djalë fqinj, Lulin. Ai gjithë kohën vërtitej rreth shtëpisë së tyre dhe shikonte me kërshëri punën e babait të Verës. Luli nuk kishte baba, kishte vetëm nënën, e cila punonte si mësuese në shkollë. Djaloshi kapte gjithçka fluturimthi dhe së shpejti u bë ndihmës i pazëvendësueshëm.

Vera ishte bërë bukuroshe e vërtetë, sa s’ia shqitje dot sytë. Më nuk pendohej që ia kishte dhënë edhe një rast babait. Madje ishte e lumtur… Posi, ai kishte bërë shumë gabime në rini, por që kur e mori Verën në shtëpi, më nuk e braktisi kurrë.

Pas disa vitesh në qytezë u bënë dy dasma: Vera u martua me Lulin, kurse babai i saj me fqinjën, nënën e Lulit.

 

Selim Sylejmani

You Might Also Like