Gjilan, 19 maj 2023
Drejtoria rajonale e policisë Gjilan, njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan me datën 18.05.2023 në kuadër të zbatimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në fshatin Pozheran.
Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h duke drejtuar mjetin me shpejtësinë njëqind e tri (103) km/h.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro dhe masa mbrojtëse e ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor.