Viti

U mbajt mbledhja e pestë e Komitetit për Politikë dhe Financa në Viti

Mbledhja e sotme e Komitetit për Politikë e Financa, e pesta e rregullt, është karakterizuar me këto pika të rendit të ditës e të cilat janë proceduar për seancën e Kuvendit që do të mbahet javën e ardhshme.

Propozim vendimi për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2021 në vitin 2023.
Propozim vendimi për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2022 në vitin 2023.
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shfuqizimin e vendimit të lokacionit për ndërtimin e objektit për personat me aftësi të kufizuara në fshatin Binçë me Nr.01-110/05-278 i datës 30.03.2023.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shfuqizimin e vendimit për ndryshimin e vendimit për Planin Komunal të Veprimit për Energjinë dhe Klimën (PKVEK) 2022-2030, me Nr. 01-101/05-164 i datës 01.03.2023 dhe vendimit për Planin Komunal të Veprimit për Energji dhe Klimë (PKVEK) 2022-2030 me Nr. 01-110/05-1364 i datës 05.12.2022.
Si dhe është dhënë një informatë rreth Manifestimit Tradicional Kulturor e Sportivë “Flakadani i Karadakut 2023”.

Gjithashtu, është proceduar edhe një pikë e propozuar nga Drejtoria për Financa dhe Zhvillim Ekonomik e me kërkesë të Ministrisë së Financave, propozim vendim për rritjen e mjeteve vetanake të vitit 2022 në vitin 2023.

Aziz Zuka

You Might Also Like