Dje, më 15 qershor, në kuadër të Ditëve të Lirisë së Gjilanit në bashkëpunim me DKRS e KK të Gjilanit u mbajt turneu në futboll të madh në nderim të figurave të shquara të futbollit dhe sportit gjilanas, të ndjerëve: Prof. Kemajl Halimi (Raci), Reshat Osmani (Reshi) dhe Prof. Hafiz Gashi.
Këtë turne përkujtimor prej kohësh e kishim në mendje me bashkëlojtarët e S.C. “GJILANI”(V), në nderim të trajnerëve, pedagogëve e kolegëve tonë të ndjerë për kontributin e tyre të pazëvendësueshëm në mesin tonë.
Pjesëmarrës ishin:
Reprezentacioni i Kosovës ( V );
Veteranët e Kumanovës –Kumanovë;
F.C. “DRITA” (V) – Gjilan dhe
S.C. “GJILANI” (V).
Rezultati ishte në plan të dytë, kurse fakti që u takuam me shokët e ekipeve pjesëmarrëse dhe nderuam trajnerët tonë të ndjerë na bëri krenar e me shumë emocione…
Ekipet pjesëmarrëse dhe fituese u nderuan me mirënjohje e kupa, kurse familjet e të ndjerëve me MIRËNJOHJE për kontribut jetësor.
Falënderime të përzemërta për mbështetjen në organizimin e mirëfilltë e të suksesshëm të kësaj ngjarjeje Drejtorit të DKRS-së z. Kushtrim Zeqiri.
Falënderime të ngrohta edhe familjeve të të ndjerëve, ekipeve pjesëmarrëse, mysafirëve të shumtë e veçmas legjendave të futbollit gjilanas, afaristëve të shumtë që e mbajtën gjallë futbollin tonë para e pas luftës, zyrtarëve aktual të të dyja ekipeve F.C.”DRITA” e S.C. “GJILANI”, mediave KLAN KOSOVA, Andi Shabani , Radio STAR Gjilan Salihu Arbresh , Xhemail Veseli Gjilani Press e Enver Sadiku KRYELAJMI, që e madhështuan këtë festë futbolli me praninë e tyre fizike.
Arben Zeqiri