Futboll

Drita pret Malishevën, Gjilani i shkon Llapit

Të dy ekipet gjilanase, Drita dhe Gjilani, ndeshjet e tyre i zhvillojnë nesër (e diele). Drita që në fushë të vet e pret Malishevën, pret që t’u kthehet fitoreve dhe të përforcojë edhe më shumë pozitën e parë në tabelë, derisa Gjilani do të ketë një udhëtim të vështirë në Stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku do të përballet me Llapin, që sivjet ka formë të luhatshme, i fortë ndaj ekipeve të forta, por jo edhe ndaj atyre më të dobëta.

Të dy ekipet nga Gjilani qëndrojnë mirë në tabelë. Drita është në pozitën e parë me pesë pikë më shumë se Ballkani, që është në pozitën e dytë, por me tri ndeshje më pak, ndërkohë që Gjilani është i treti në tabelë me tetë pikë më pak se s Drita.

You Might Also Like