Pas një pune me dekada të tëra, në mbrojtje të ambientit në qytetin e Gjilanit, këtë të premte është pensionuar punëtori i vyer Bajrush Azemi.
Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Tregu”, Avdyl Jerliu në këtë rast festiv ka thënë fjalë miradie për Bajrush Azemin, duke thënë se në emër të punëtorëve dhe emrin e tij personal e falënderojnë punëtorin e vyer Bajrush Azemi për kontributin e dhënë në zhvillimin dhe fuqizimin e ndërmarrjes, njëkohësisht i urojnë shëndet, jetë të gjatë e të lumtur pranë më të dashurve të tij!/kryelajmi.com/