Arti pamor

U shfaq filmi “Climate Change-The Facts”

Dje, me datë 23 Tetor 2019, në kampusin e shkollave të mesme në Gjilan, u shfaq filmi “Climate Change-The Facts”, një film që ka për qëllim sensibilizimin e njerëzve për ndryshimet klimatike. Filmi u shfaq me organizim të mësimdhënëseve Kujtesa Salihu-Keka nga Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” dhe Fatlume Hyseni nga Gjimnazi Shoqëror “Zenel Hajdini”, ne bashkëpunim me DokuFest. Të pranishëm ishin nxënësit e klubit të Anglishtes në Gjimnazin Natyror dhe nxënës të përzgjedhur nga Gjimnazi Shoqëror. Një falenderim i veçantë për drejtorët e dy shkollave si dhe për DKA-në, të cilët e mbeshtetën këtë projekt dhe ndihmuan në realizimin e tij.

You Might Also Like