Pas disa takimeve në Gjilan e vizitës në shkollën fillore “Skënderbeu” në Zarbicë, të një grupi intelektualësh nga Malësia e Bujanocit, më 15. 12. 2018, ku grup mbajti takimin e radhës, ku pas shumë bisedave e analizave vendosi vendos që të formohet Këshilli për Përgatitjen e Monografisë për Shkollën Fillore “Skënderbeu” të Zarbicës me paralelet e ndara në Priboc, Litesh, Suharrën e Novosellë.
Në këtë mbledhje, po ashtu, me propozime e votime demokratike u zgjodhën edhe organet e Këshillit për Monografi. Kryetar i këtij Këshilli u zgjodh Hajrush Ramadani, nënkryetar Kadri Limani, Sekretar Ismet Shabani, ndërsa për arkëtar, (edhe pse nuk ishte prezent në mbledhje) u propozua dhe u zgjodh, Refik Hasani.
Të gjithë të pranishmit deklaruan se hartimi i monografisë për shkollën “Skënderbeu” në Zarbicës do të kërkojë shumë punë, përkushtim e mjete financiare, sikurse është e domosdoshme që të përgatitet sa më mirë e në mënyrë profesionale, prandaj pas bisedave, këshilltarë profesional u zgjodhën: Sevdail Hyseni, Faik Sahiti, Xhavit Selmani e Ismjal Limani.
Gjithashtu nga bisedat doli propozimi që për secilën shkollë: në qendër e për paralelet e ndara, të caktohen edhe grupe më të vogla punuese me koordinatorë. Kështu, për shkollën së Zarabicës, koordinator u caktua Musa Avdiu me anëtarët: Ismet Shabani e Ismajl Limani
Për Priboc, koordinator u caktua Xhavit Selmani me anëtarët: Kadri Limani, Ismet Tafili e Hamdi Krasniqi.
Për Novosellë, koordinator u caktua Ejup Rexhepi me anëtarët: Hajrush Ramadani e Muharrem Sadriu.
Për Litesh, koordinator u caktua Abdyl Arifi me anëtarët: Faik Sahiti e Refik Hasani
Për Suharrën u caktua koordinator Shaip Sherifi dhe për momentin një anëtarë: Ismet Islami.
Ndërsa, Zëdhënës i Këshillit për hartimin e Monografisë u caktua Ismet Tafili.
Këshillit të sapoformuar për hartimin e Monografisë së shkollës fillore “Skënderbeu” i urojmë sukses me dëshirën që kjo monografi të përgatitet sa më mirë e sa më shpejt. Po ashtu shpresojmë shumë që këtë vullnet të këtyre njerëzve do ta ndihmojnë edhe bashkëvendësit tanë, në forma të ndryshme, ngase përgatitja e monografive kërkon shumë punë, si: punë në terren, biseda e intervista me shumë persona, posaçërisht me ish mësimdhënësit e kësaj shkolle, hulumtim nëpër arkiva të ndryshëm etj.
Punë të mbarë e suksese!
Këshilli për Hartimin e Monografisë
E përgatiti: Ismet Tafili